Për ne

BIO: Sallonet për mobilje “JETMIR”, janë synonim i traditës, jetëgjatësisë, korrektësisë, nderit dhe mbi të gj itha i cilësisë së mirëfillt për klientët tanë. Jetmir ka filluar me punë në vitin 1994, me një ide dhe qëllim për të krijuar diçka me të cilin do të krenohemi si Ne ashtu edhe klienët tanë. JETMIR bëri ndryshime thelbësore në ambientin investues në rrethinë tonë duke mundësuar afrimin e kualitetit dhe cilësisë perendimore në shtetin tonë. JETMIR ishte pjesë e tranzicionit dhe transformimit të shoqërisë sonë. Ai mbijetoj të gjitha sfidat dhe pengesat e kohës, për të na bërë Neve më të fortë dhe me më shumë kurajo për të vazhduar punën dhe qëllimin tone.
Kjo mundësoj që JETMIR të bëhet një ndër kompanitë më prestigjioze në Kërçovë por edhe më gjërë duke fituar besueshmëri e klientëve tanë. Me rritjen e besueshmërisë u rrit numri i klientëve tanë me çka u desht që në fillim të vitit 2008 të zgjerojmë biznesin edhe me një sallon tjetër glamuroz buzë magjistrale Kërçovë-Shkup.

PRODUKTET: Me rritjen e numrit të klientëve automatikisht u rrit edhe numri i produkteve që Ne i ofrojmë për ta. Ne zgjeruam sprektrin e enterierit si dhe mundësinë e zgjedhjes nga klientët. Tani klientët tanë me një vizitë tek Ne, Ju mundësohet një spektër i gjërë shërbimesh për të gjithë kërkesat e tyre, qoft për mobilimin e shtëpive, banesave por edhe për qëllime afariste, zyra apo koorporata. Produktet tona njihen për nga cilësia sepse jo të gjithë mobiljet mund të jenë pjesë e ofertës sonë, Ne përzgjedhim mobiljet që do i prezentohen klientëve tanë dhe për këtë Ne jemi gjithmon një hap para të tjerëve.

PARTNERËT: Patjetër se JETMIR nuk do të mund ta arrinte suksesin e tij, nëse nuk do të bashkëpunonte me emra prestigjioz të vendit, rajonit por edhe më gjërë.
Në spektrin e ofertës sonë ofrohen mobiljet e kompanive, si ERA Mobilje nga Turqia për të cilin JETMIR është përfaqësues i vetëm i licencuar për vendin tonë, pastaj LAGADO, FORMA IDEALE, Inter Fantasy, Barok, Meblo-Jogi, Mahagon si dhe shumë kompani të tjera oferta e të cilëve përmbush kërkesat dhe standardet për kualitet që kërkon kompania jonë.

SYNIMI: E gjithë kjo që e cekëm më lart, na jep të drejtë të themi se edhe më tutje synimi i jonë do të jetë, rritja e spektrit të mobiljeve, rritja e numrit të produkteve tona, zgjerimin e biznesit që tu mundësohet klientëve tanë që produktet tona të mund ti gjejnë sa më afër dhe synimi jonë i fundit është të ruajm dhe risim BESUESHMËRINË Tuaj për punën që e bëjmë.

Me respekt
JETMIR Mobel